03.12.2015 · përditësuar para 3870 dite1 min lexim
Një pensionist ka dëshmuar se një qese plastike mund të përdorët për vite të tëra.
Martin McCaskie, vazhdon ta mbajë tash e 34 vjet të njëjtën qese plastike, transmeton Klan Kosova.
McCaskie që nga viti 1981 e mban të njëjtën qese plastike të supermarketit “Tesco".
72 vjeçari madje ka numëruar të gjitha herat që ka përdorur këtë qese plastike.
E besoni ose jo, ai e ka përdorur për më shumë se 2 mijë herë.
“Unë gjithmonë e mbaj atë të palosur në xhepin e mantelit tim në rast se do të kem nevoj që ta përdori”.
“Më ndodh ta përdori së paku një herë në javë”, është shprehur McCaskie.
Familja e tij nuk ishin të vetëdijshëm për këtë gjë deri në fillim të kësaj jave, kur edhe vajza e saj Helen ishte aq e habitur nga kjo aftësi e babait të saj dhe e ka postuar foton e qeses në Facebook.
“Supozoj që jam pak a shumë një koleksionues, sepse kam shumë qese të vjetra, por kjo definitivisht është qesja më e vjetër që kam”, u shpreh McCaskie.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.