Portieri i Kepit të Gjelbër, Vozinha, ka zbuluar bisedën me Leo Messin pas përballjes me Argjentinën.
Kepi i Gjelbër luftoi lavdishëm duke e çuar kampionin botëror në vazhdime, por pësoi 3-2 në fund.
“Shkova te Messi pas ndeshjes...ai më përqafoi dhe më tha: jeni shumë të mirë, ju dhe populli juaj duhet të ndiheni krenarë. Kjo ishte e pabesueshme për mua”, ka thënë Vozinha.
“T’i dëgjosh ato fjalë nga dikush si Leo Messi do të thotë shumë për mua”.
“E falënderova dhe i thashë: faleminderit, Leo. Je më i miri”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.