Lajmet e fundit

Liverpooli ka konfirmuar largimin e Adrianit pasi portieri refuzoi të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Gjigantët e Premierligës, të dielën, konfirmuan se portieri spanjoll Adrian është larguar nga klubi pasi kaloi pesë vjet në Anfield.
37-vjeçari bëri 26 paraqitje për Reds dhe luajti një rol kyç në triumfin e klubit me penallti ndaj Chelseat në Superkupën e UEFA-s në 2019.
Në një deklaratë të lëshuar në llogarinë e klubit X, ata shkruan: "Adriani largohet nga Liverpooli këtë verë duke dhënë një kontribut të vlefshëm në sukseset e klubit gjatë pesë viteve të tij në Anfield. Një figurë e njohur mes shokëve të skuadrës dhe stafit, Adrian largohet nga Reds me Urimet më të mira të të gjithëve në klub Faleminderit për gjithçka".