Zyra e presidentes Vjosa Osmani ka njoftuar se nesër presidentja pret në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në orën 13:45.
Pas takimit, Presidentja Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Rutte do të mbajnë konferencë për media.
Shefi i NATO-s në Prishtinë vjen nga Sarajeva.
Atje ishte i qartë me politikanët në Bosnje e Hercegovinë kur u tha se nuk është viti 1992, dhe aleanca nuk do të lejojë të vihet në rrezik paqja.
Për të kuptuar më tepër, klikoni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=-28TLWfFrrw
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.