Një politikan nga India ka tërhequr vëmendjen e njerëzve të një vendi shumë të varfër, duke i organizuar një dasmë shumë ekstravagante vajzës së tij.
Biznesmeni dhe ish ministri Gali Janardhana Reddy ka harxhuar 5 bilionë rupe apo 74 milionë dollarë për martesën e vajzës.
Ai ftesat për mysafirët i kishte stampuar në ari, ndërsa yje të Bollywood’it kanë dhënë shfaqje ekstravagante para të ftuarve, gjë që ka shkaktuar shumë kritika pasi kjo ishte shfaqje e pakufishme e pasurisë, në një vend ku popullata vuan nga varfëria e skajshme, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.