Një burri i është ndaluar që të bëjë seks, në rast se nuk e njofton policinë një ditë më parë.
Policia e Jorkshirit Verior, e cilëson këtë burrë si “të rrezikshëm seksualisht”, mirëpo ky i fundit ende nuk është arrestuar për ngacmim seksual.
Vendimi është marrë për shkak se ai konsiderohet i pasigurt për publikun, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Burri nga Jorku, duhet ta kontaktojë policinë dhe tu tregojë se planifikon të ketë një lidhje me një grua, apo qoftë edhe vetëm një takim brenda nate.
"Urdhra parandalimi seksualë”, mund të merren nga gjykata për një individ që më parë ka kryer ndonjë akt të pahijshëm të natyrës seksuale dhe si rezultat, paraqet rrezik për qytetarët dhe fëmijët e britanisë.
Një ndalesë e tillë për të bërë seks pa e njoftuar policinë, mund të zgjasë maksimumi dy vjet, mirëpo në rast se individi thyen rregullat, ajo mund të zgjatet deri në pesë vjet.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.