Lajmet e fundit

Policia që po investigonte vdekjen e një mashkulli në Los Anxhelos zbuloi një arsenal armësh brenda shtëpisë dhe garazhës së tij.
Ky arsenal përfshinte mbi 1200 armë dhe rreth dy tonë municion, kanë thënë autoritetet.
Komandanti i departamentit të Policisë në Los Anxhelos, Andree Smith e quajti numrin e pushkëve, pistoletave dhe armëve tronditës.
“Shumë prej tyre nuk ishin përdorur asnjëhere, madje ishin të mbështjellura nëpër kuti dhe ishin me tiketa çmimesh” tha Smith.
“Kamioni ynë nuk mund t’i barte të gjitha. E ngarkuam dy herë atë” tha ai për Los Angeles Times, transmeton Klan Kosova.
Ky arsenal armësh u gjet derisa detektivët po hulumtonin pasi trupi i personit të vdekur ishtë gjetur në veturë në afërsi të shtëpisë së tij.
Megjithatë, autoritetet policore thanë se janë duke vazhduar hetimet për të kuptuar nësë këto armë lidhen me ndonjë krim në të kaluarën ose organizimin e një të tillë në të ardhmen por deri tani nuk kanë gjetur asnjë të dhënë.