Lajmet e fundit

Policia gjermane planifikon një plan sigurie me 5 pika për Evropianin 2024, që pret të startojë muajin e ardhshëm.
Siç raporton Bild, transmeton Klankosova.tv, më shumë se 22 mijë policë do të vendosen në kufij, stadiume, aeroporte e satacione.
Raportohet gjithashtu se forcat e rendit janë veçanërisht të shqetësuar për rrezikun e huliganëve gjatë Kampionatit Evropian.
Evropiani i futbollit do të nisë në Mynih më 14 qershor, me ndeshjen e parë që do të vendosë përballë mikpritësit e Gjermanisë me Skocinë, në stadiumin “Allianz Arena”
Sipas organizatorëve, më shumë se 2.7 milionë fansa do të ndjekin ndeshjet në stadium, teksa 12 milionë të tjerë do të jenë të grumbulluar në sheshet kryesore të 10 qyteteve ku janë parashikuar të luhen takimet e Evropianit.