23.05.2016 · përditësuar para 3697 dite1 min lexim
Një qenush është shpëtuar pas një bastisjeje që i është bërë pronarit të tij nga policia, dhe është gjetur nën ndikimin e heroinës, metamfetaminë dhe nikotinës në sistemin e tij nervor.
Qeni i racës “terrier” me emrin Bubba, është gjetur në Tustin në Kaliforni, në një dhomë moteli, pasi policia e ka arrestuar Joshua West 40 vjeçar, i kërkuar për abuzim me substanca narkotike, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët kanë thënë se i kanë bërë qenit testin e urinës, dhe ai ka dalë “letargjik” dhe qeni tani po e rimerr veten nga varësia ndaj drogës.
Testet e tija të urinës e gjakut, kanë treguar se qeni ishte nën ndikimin e drogës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.