Një polic të shtunën në Angli është ngatërruar për një striptist.
Mike Ober ka thënë se është detyruar të largohet shpejt nga një klub që kishte vetëm femra, transmeton Klan Kosova.
Ober kishte vënë re një derë të hapur dhe kishte vendosur që të hetonte se çfarë po ndodhte aty. Por pasi hyri brenda ai u prit me brohoritje nga shumë femra që ishin aty.
“Festa ishte gati për të filluar dhe ato mendonin se unë kisha ardh pak ma herët”, u shpreh Ober.
Edhe pse ishte një keqkuptim dhe të gjithë femrat aty mendonin që ai ishte një striptist, Ober shprehet se nuk i vjen aspak keq nga ky incident.
Ai ka treguar se pasi u tregoi atyre se nuk ishte ai që po mendonin, ishte larguar pasi kishte ardh striptisti i vërtetë, i cili poashtu ishte i veshur si polic.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.