Lajmet e fundit

Menjëherë pas arrestimit të vrasësit të nëntëfishtë, Dylann Roof në kishin e Charleston, policia i afruan atij ushqim sipas dëshirës së tij.
Sipas shefit të policisë, Shelby Jeff Ledford, Dylann Roof u ankua se është i uritur, dhe kështu zyrtarët i blenë atij një hamburger në Burger King, transmeton Klan Kosova.
Kjo ndodhi vetëm 16 orë pasi që 21 vjeçari, kishte hapur zjarr pa mëshirë në një kishë në Karolinën Jugore.
Ai i kishte vrarë nëntë persona, vetëm sepse ishin njerëz me ngjyrë.
“Ai ishte shumë, shumë i qetë, dhe nuk ishte fare problematikë”, është shprehur Ledford.