Një dre kishte rënë në lumin Big Thompson në Estes Parg të Kolorados, por e kishte të pamundur që të dilte nga uji, pasi që moti ishte shumë i ftohtë dhe lumi ishte ngrirë.
Për ta nxjerr atë nga aty shkuan dy policë të cilët me anë të një litari që i vënë në brirët e drerit e tërhoqën duke mos e lënë që të ngordhë nga të ftohtit.
Kjo video është shpërndarë në internet dhe ka marrë shumë komentime për gjestin e bërë nga policët, transmeton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=Y29NeawVYFw
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.