Një çift që e ka lënë djalin e tyre 2 vjeçar vetëm në shtëpi dhe kishin dalë për të luajtur lojën Pokemon Go, është arrestuar nga policia.
Fqinjët e kanë dëgjuar djaloshin e vogël duke qarë në oborrin e shtëpisë së familjes në Feniks, në Arizona të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Metro, transmeton Klan Kosova.
Prindërit e 2 vjeçarit, Brent Daley 27 vjeçar dhe Brianna Daley 25 vjeçare, e kishin lënë vetëm fëmijën për 1 orë e gjysmë.
Sherifi i rastit Paul Babeu, e ka përshkruar rastin si diçka të pakuptueshme.
Fëmija ishte lënë në shtëpi vetëm me një pelenë dhe një bluzë, ndërsa prindërit e tij kishin dalë që të luanin me lojën e famshme Pokemon.
Çifti kishte thënë për policinë se kishin dalë për të blerë dicka, por më pas kanë treguar se kishin ikur për të kërkuar krijesat virtuale nëpër lagjen e tyre.
Pas arrestimit të prindërve të tij për neglizhim, 2 vjeçari është dorëzuar në zyrën e agjencisë shtetërore për mbrojtjen e fëmijëve.
“S’do ta kishim imagjinuar kurrë se prindërit do të mund t’i braktisnin fëmijët e tyre për të luajtur Pokemon Go. Kjo shkon përtej çdo parashikimi”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.