Një i ri duke ikur nga policia, ka hyrë në një lum dhe ka gjetur vdekjen pasi që në atë vend kishte shumë krokodil.
Matthew Riggins, nga Florida është raportuar i zhdukur që prej 13 nëntori, transmeton Klan Kosova.
Sipas medieve lokale, Riggins, kishte tentuar të hynte fshehurazi në një shtëpi për të plaçkitur.
Sipas policëve, në natën e zhdukjes Riggins e kishte telefonuar të dashurën e tij për t’i treguar se është duke plaçkitur nëpër shtëpi.
Mirëpo për këtë gjë ishin të vetëdijshëm edhe policia dhe filluan ta ndjekin.
“Ai me siguri që ka hyrë në lum duke ikur nga policët, por nuk e ka ditur që në atë lum ka edhe krokodilë”, u shpreh zëdhënësi i policisë.
Trupi i tij i vdekur është gjetur në këtë lum pas 10 ditësh dhe është konstatuar se vdekja e tij erdhi pas kafshimeve nga krokodilët.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.