Kapelat i hodhën në ajër e uniformën e bënë pjesë të jetës së tyre. Nga kjo e premte vendit iu shtuan edhe 279 policë të rinj të cilët u bënë gjenerata e 62-të që i bashkohet këtij institucioni.
Përkundër që ishte një ditë e veçantë, ku të pranishëm qenë përfaqësues institucionalë e familjarë, drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, nuk mundi të mos e përmend vdekjen e 27 vjecarit në Lipjan, Agon Zejnullahut, në duart e organeve të rendit.
Për këtë që po dyshohen pesë punonjës të tij, ky premtoi se nuk do të ketë asnjë lëshim. Andaj, ky policëve të rinj iu bëri diçka me dije.
“Çdo veprim që do të merrni duhet të jetë në harmoni me ligjin, me procedurat e brendshme dhe me urdhrat e ligjshëm të eprorëve tuaj. Mos harroni se qytetarët në uniformën tuaj e shohin shpresën, guxmin, presin mbrojtje dhe siguri", tha Hoxha.
Edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u tha këtyre se duhet të veprojnë me profesionalizëm, guxim e integritet të lartë.
Pas këshillave që morën të rinjtë premtuan përkushtim në detyrën e re. Policia e Kosovës këto ditë po zhvillon procedurat edhe për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj.
https://www.youtube.com/watch?v=MRZV6CkOhzE
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.