23.07.2015 · përditësuar para 4004 dite1 min lexim
Pas pishinës ekzistuese në Itali e cila njihet si më e thella, tashmë është propozuar edhe një tjetër e tillë nga Universiteti i Essex në Colchester.
Pishina e cila pritet të jetë 50 metra, do të jetë më e thellë se ajo e vet NASA, e cila është 12 metra në Houston.
Nëse projekti realizohet kjo do të i kushtojë universitetit Essex 40 milion paund.
Pishina e tillë është e planifikuar të imitojë mikrogravitetin si në hapësirë dhe në thellësi të deteve, ndërkaq studiuesi Blue Abyss, tha se pishina mund të përdoret për programet e fluturimit në hapësirë, studime vëzhgime të mjediseve dhe habitateve, stërvitje zhytjeje në marinë dhe hapsirë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.