Pica më e madhe në botë, ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 1,261.65 m² dhe ajo u gatua në Romë të Italisë.
Ajo tash e sa kohë është e certifikuar në Librin e Rekordeve Guinnes, e që ishte e përgatitur nga Dovilio Nardi, Andrea Mannocchi, Marco Nardi, Matteo Nardi dhe Matteo Giannotte të gjithë italianë, njofton Klan Kosova.
Kjo picë, e cila konsiderohet si më gjigantja në botë, është emëruar ‘’Ottavia’’, fjalë kjo e origjinës romake.
‘’Ottavia’’ është term i cili përçon mesazhe në gjithë botën për rëndësinë e zgjedhjes së ushqimit tejet shëndetësor, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.