Një pesëvjeçar pranë Nyrtingenit, ka bërë një arrtistje të papritur.
Duke iu shmangur larjes nga gjyshja, ai është larguar i zhveshur nga shtëpia, transmeton klankosova.tv.
Vogëlushi përfundoi i vetëm në autostradë të shtunën rreth orës 19.50 kur dhe është gjetur nga disa kalimtarë të cilët dhe e kishin lajmëruar autoritetet lokale.
Sipas hetimeve të para, djali rezultoi se kishte ikur pasi gjyshja e tij donte ta pastronte, gjë që e shpjegonin edhe rrobat që i mungonin.
Media lokale gjermane, stuttgarter nachtrichten thotë se fatmirësisht vogëlushi përfundoi aventurën e tij pa asnjë incident.
Derisa mes tjerash policia tha në njoftimin e saj se “familja u bashkua dhe djali u dërgua për pastrimin e së shtunës”.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.