07.11.2015 · përditësuar para 3896 dite1 min lexim
Fëmijët e moshave të përafërta është shumë e zakonshme të luajnë së bashku.
Kështu ndodh rëndom çdo kund.
Por nuk do të mund të ngjajë njëjtë edhe në një kënd lojërash në një qendër tregtare ne Mitrovicë.
Atje është e paracaktuar që fëmijët që mund të jenë pjesëmarrës në njërën nga hapësirat për lojë duhet të jenë jo më të mëdhenj, por as më të vegjël se pesë vjeç, njofton Klan Kosova.
Kështu të paktën lë të kuptohet shpjegimi që është vendosur aty.
“Ndalohet hyrja mbi moshën pesë vjeçare”, dhe “Ndalohet hyrja nën moshën pesë vjeçare”, janë dy paralajmërimet që pritet të respektohen nga ata që nuk plotësojnë parakushtin – të jesh pesë vjeçar.
Për të mos u shpenzuar shumë, dy paralajmërimet kanë mundur të reduktohen në një: “Lejohet hyrja vetëm për pesë vjeçar”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.