Shumë njerëz nuk e kuptojnë se po përjetojnë një ankth.
Ata përjetojnë situatë të komplikuara dhe kjo gjë shfaqet edhe performancën e tyre të përditshme, megjithatë të tjerët e vënë re shumë vonë.
Ja disa mënyra se si të dalloni nëse dikush po kalon ankthin:
Refuzojnë ftesat
Nuk kanë dëshirë dhe forcë të dalin. Edhe pse mund t’i duan shumë personat që po u bëjnë ftesën, arsyet pse nuk e pranojnë, nuk i kuptojnë as vetë ata.
Fiksohen mbas gjërave që të tjerët s’u japin rëndësi
Është një simptomë tipike e ankthit. Këtyre personave mund t’u ndodhë të fiksohen pas diçkaje që dikush e tha disa ditë më parë, ose për mënyrën se si i pa dikush në rrugë.
Zgjohen nga gjumi dhe nuk arrijnë të flenë përsëri
Gjumi është një problem i madh në jetën e personave me ankth. Zgjohen papritur, nuk mund të qetësohen sepse tensioni e ankthi bëhen shkak për zgjimin e tyre.
Kanë frikë se mos ndodh më e keqja
U ndodh që të parashikojnë dhe imagjinojnë fatkeqësi të mëdha. Nëse udhëtojnë, kanë frikë nga aksidentet. Nëse sëmuren, kanë frikë mos është diçka e keqe.
Shqetësohen akoma më shumë nëse dikush i pyet a janë mirë
Gjatë një krize ankthi, nëse dikush i pyet a janë mirë, mund të përkeqësohet gjendja. Këta njerëz thjesht duan t’i ndihmojnë, por në kokën e një personi me ankth nuk funksionon kështu.
I kap paniku nëse dikush flet për të ardhmen
E ardhmja është një temë që u shkakton dëshpërim. Kështu që personat me ankth nuk duan të pyeten rreth planeve të tyre për të ardhmen.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.