Lajmet e fundit

Bateria në Bagdad
Në vitin 1930 një artefakt interesant është zbuluar në afërsi të Bagdadit.
Pas studimeve të mëtutjeshme ekspertët kanë konkluduar që është një bateri e lashtë e aftë që të prodhoj energji elektrike prej një volt.
Është çudi se si një zbulim i tille është lënë në harresë dhe pse nuk ka gjetje të tjera të ngjashme me këtë.
Dorëshkrimi Voynich
Dorëshkrimi Voynich është një nga librat me të mistershme në botë.
Autori i këtij dorëshkrimi është i panjohur, gjuha në të cilën është shkruar gjithashtu, si dhe përmban simbole dhe vizatime të çuditshme.
Alfabeti që është përdorur për të bërë këtë shkrim nuk është dekoduar ende.
Disku gjenetik
Ky artefakt interesant përshkruan objekte dhe procese të cilat shkencëtaret modern e kanë të mundur ti shohin vetëm përmes mikroskopit.
Përbërja e diskut është nga një metal shumë i fortë të cilin askush nuk di se si prodhohet dhe që teorikisht do të ishte e pamundur që një shoqëri antike të bënte këtë.
Mekanizmi Antikythera
Mekanizmi Antikythera është një nga mekanizmat më të vjetër në informatikë, ndoshta edhe kompjuteri i parë analog që ka njohur historia, me një dizajn mjaft kompleks.
Pas disa dekadave të studimit, historianët kanë zbuluar që qëllimi i këtij objekti është të tregoj pozicionin e diellit dhe të hënës si dhe lëvizjet e planetëve në qiell.
Megjithatë ekzistojnë dyshime që civilizimet antike nuk ishin të aftë të prodhonin mekanizma të tillë.
