Një burrë nga Maryland i ShBA-së bleu pesë bileta identike për të njëjtin short të lotarisë dhe përfundoi duke fituar totalin prej 250 mijë dollarësh.
Burri fatlum u tha zyrtarëve të Lotarisë së Maryland-it se ai dhe gruaja e tij dolën për punë dhe vendosën të ndalonin në dyqanin Sheetz në Main Street në Mançester për të blerë disa bileta lotarie.
Burri, i cili tha se nuk luan lotari shumë shpesh, shikoi një listë të biletave dhe u vendos në numrat 1-9-2-6-3. Ai shtoi se numrat e mbushën me mjaft besim aq sa vendosi të blinte pesë bileta.
Çdo biletë përfundoi duke i fituar lojtarit 50 mijë dollarë në shortin e së mërkurës, për një çmim total prej 250 mijë dollarë.
“Po ndihem më mirë se kurrë”, tha fituesi.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.