Albin Kurti e Artane Rizvanolli inkurajonin qytetarët që të aplikonin në konkurse të ndërmarrjeve publike.
Por, doli se këto thirrje ishin veç sa për sy e faqe, pasi caktimi i pozitave nën direktivat e Dejona Mihalit bëhen nëpërmjet WhatsApp-it, raporton Klan Kosova.
Kjo u konfirmua me publikimin e mesazheve që u shkëmbyen mes Faruk Mujkës, ministers Rizvanolli e Dejona Mihalit, kur i pari synonte pozitën e kryeshefit të "Ibër-Lepencit".
Këto mesazhe që u shkëmbyen në WhatsApp, e janë në dosjen e Prokurorisë, u publikuan nga VOX Kosova pas arrestimit të Faruk Mujkës nën dyshimin për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.
Aty vetë Mujka kërkonte konfirmim për të aplikuar në pozitën e kryeshefit.
Më pas mes Mujkës e Rizvanollit u aranzhua edhe një takim fizikisht.
E takime pati edhe para intervistimit për të cilin Mujka kishte disa dyshime se dikush po kurdiste diçka kundër tij.
Megjithatë, ai ia doli me ndihmën e tyre që ta drejtojë këtë ndërmarrje. Gjë që s’kaloi pa falënderime të përzemërta.
E kjo mbështetje që iu ofrua kandidatit të VV-së për deputet dikur, ka edhe pasojat e veta ligjore nëse konfirmohet kësisoj nga organet e rendit.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=WWCTd-Uf73w
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.