“Babë, unë kam vendosur t'i bashkohem luftës. Veç unë, ti e Zoti e dimë. Çka po m'thu?”
Këto ishin fjalët e fundit që Abdullah Qerkezi ia tha të atit para se t'i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Trimi nga Obiliqi që atë kohë ishte vetëm 29-vjeçar, ra herokisht në mbrojtje të atdheut.
Në muze, familja akoma e ruan si kujtim veturën e tij me të cilën kreu aksione kundër pushtuesit serb.
Falë gjakut të tij e dëshmorëve të tjerë, por edhe bombardimeve të NATO-s kjo qytezë u çlirua më 14 qershor 1999, kur arritën edhe paqeruajtësit e misionit KFOR.
Këta të fundit u kujdesën t’ua zbusin dhembjen të gjallëve, për familjarët e vrarë në luftë.
E në përkujtim të kësaj dite, nën patronatin e krytarit të komunëssë Obiliqt , Xhafer Gashit, të shtunën u mbajt një organizim në shtëpinë e kulturës "Xhavit Haziri "
Si ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai tha se 14 qershori është datë me rëndësi e që duhet mbajtur mend.
Në manifestimin për ta shënuar këtë ditë morën pjesë qytetarë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të luftës, si edhe përfaqësues politik e institucionalë lokalë.
Ndërsa për disponimin e tyre dhe nderimin e dëshmorëve u kujdes ansambli i qytetit me programin e përgatitur enkas për këtë ditë.
https://www.youtube.com/watch?v=tyaSWFGmyEo
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.