Lajmet e fundit

Dhoma e gjumit është hapësira më e rëndësishme në çdo shtëpi. Është vendi ku edhe e fillojmë ditën edhe e mbarojmë.
Është shumë e rëndësishme që dhomën e gjumit vendin më të dashur për ju ta bëni fiks për juve. Ju duhet që hapësirën ku e kaloni pjesën më të madhe të jetës ta shndërroni në një vend që ju bën të ndjeheni mirë.
Ja disa këshilla se si ta personalizojeni dhomën e gjumit dhe ta bëni të tërën për vete, shkruan Telegrapgh UK, transmeton Klan Kosova.
Ekspozoni kujtimet
Asgjë nuk e bën një dhomë më personale sesa fotografitë e juaja. Disa korniza me madhësi të ndryshme që përmbajnë momente nga jeta juaj, do të dukeshin shumë bukur në komodinat që i keni në dhomën tuaj.
Ndriçojeni
Mbajeni gjithmonë një llambë porcelani në dhomë. Do të dukej bukur një llambë e cila është e pikturuar.
Veproni jashtë kutisë
Lulet freskojnë çdo dhomë. Por para se t’i vendosni ato në vazot prej e zakonshme prej qelqi apo porcelani bëni diçka ndryshe. Shkurtojini bishtat e luleve dhe futini ato në ndonjë filxhan të madh çaji apo në ndonjë kavanoz me formë interesante.
Vendosni tapeta ngjitëse
Shpesh herë ngjyra dhe dizajni i mureve të dhomave tona na mërzitet. Njëjtë ndodh edhe me dhomën e gjumit. Ndajeni një kënd në dhomën tuaj dhe dekorojeni me tapetë ngjitëse me motive të ndryshme. Mundohuni që sa më shpesh ta ndërroni atë tapetë.
Aromatizojeni
Era e kafesë e ulë nivelin e stresit. Vendosni qirinj me aromë kafeje në dhomë dhe lumturojeni hapësirën tuaj. Dekorojeni tavllën ku do ta vendosni qiriun me kokrra kafeje. Pasi ta digjni qiriun aroma që ai do të lëshojë do të ju bëjë të ndjeheni shumë mirë.