Në ndeshjen e Kupës së Botës midis Ganës dhe Panamasë, ndodhi një incident mjaft i pakëndshëm.Gjatë njërit prej sulmeve të Panamasë, një lojtar u përplas me portierin e Ganës, Ati Zigi, i cili pësoi një goditje të rëndë gjatë këtij procesi.Ati Zigi u rrëzua në bar pas përplasjes, duke e detyruar gjyqtarin të ndërpriste urgjentisht lojën dhe të thërriste ekipin mjekësor, të cilët menjëherë nxituan t’i jepnin ndihmën e parë portierit.Për fat të mirë, pas një trajtimi të shkurtër, Ati Zigi u rikthye në këmbë dhe ishte në gjendje të vazhdonte ndeshjen. /Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.