Dukagjini fitoi ndeshjen në minutat e fundit ndaj Malishevës, kurse fitore të lehtë arriti Trepça '89 ndaj Drenicës në Mitrovicë.
Me tri pikët e reja, Dukagjini për momentin është ngjitur në vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Malisheva është në të shtatin me 39 pikë.
Trepça '89 vazhdon të jetë në zonën e barazhit, kurse Drenica veçse ka rënë nga Superliga dhe është hera e parë në histori të këtij klubi.
Golat dhe detajet kryesore të këtyre dy ndeshjeve i gjeni të përmbledhura në videon më poshtë:
https://youtu.be/9VQ5SjVoS54
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.