Lajmet e fundit

Lionel Messi u lëndua mbrëmë në finalen e Copa Americas mes Argjentinës dhe Kolumbisë.
Pavarësisht mungesës së tij, argjentinasit arritën që të shpallen kampionë pasi fituan 1:0.
Sidoqoftë, tetë herë Topi i Artë e përjetoi rëndë lëndimin në kyçin e këmbës që e detyroi të linte fushën e gjelbër në minutën e 66-të.
Ai u pa i përlotur në bankën rezervë teksa qante hallin e situatës së tij, por në fund nata iu zbukurua me Argjentinën që mbrojti titullin e më të mirës në Amerikë.