Nekrologjitë mund të jenë me gjatësi të ndryshme duke filluar nga përshkrimi i jetës dhe karakterit të një personi për të kaluar në përshkrimim e pasioneve, tipareve dhe të arriturave por vdekja e Douglas Legler e dërgoi shkrimin e nekrologjive në një nivel tjetër.
Në përkujtimin e tij shkruan thjesht: Douglas vdiq.
"Ai thonte pa pushim që kur unë të vdes, në nekrologjinë time dua të shkruhet "Doug vdiq” tha vajza e Legler, Janet Stoll për InForum, transmeton Klan Kosova.
“Nekrologjitë e njerëzve të tjerë do të thonin se ai ishte presidenti, udhëheqësi ose drejtori i kësaj dhe babi do të thoshte “Pse njerëzit duhet të lëvdohen për punën e tyre?” “ vazhdoi ajo.
Stoll tha se ai ishte një njeri shumë modest ndërsa nëse njerëzit duan të dijnë diçka më shumë për të, ai punonte si shofer dhe riparonte makina dhe paisje bujqësore gjate 85 viteve të jetës së ti dhe i pëlqente shumë të këndojë, muzika kantri, veturat dhe udhëtimet në kazino.
"Ai ishte shumë njeri i mirë dhe kishte sens të madh të humorit. Ai ishte një njeri i rrallë dhe të gjithë ata që e takonin e dashuronin atë” vazhdoi vajza e tij.
Doug kishte disa muaj të vështira para vdekjes së tij, gjatë së cilës ai e humbi të dashurën e tij, Renee ndërsa gruaja e tij, Beverly vdiq 17 vjet më parë.
Pavarësisht përkujtimit të tij shumë të shkurtë, për të u mbajt një ceremoni përkujtimore në praninë e familjes dhe miqve të tij të ngushtë.
"Unë jam e sigurt se ai është duke qeshur atje lart tani " tha ajo.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.