Sot në katedralen e Prishtinës, është mbajtur mesha për kremtën e shenjtërimit të Nënë Terezës, si dhe 26 vjetorin e vdekjes se saj.
Në meshën solemne ishin të pranishëm njerëz të shumtë nga vendi e të huaj, si edhe figura të njohura, raporton Klan Kosova.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, gjatë fjalimit të mbajtur në meshën e sotme, tha se bamirësja më e madhe në botë ngushëllonte veten me njerëzit në nevojë dhe se tek ata, ajo kishte gjetur dashurinë. E këtë, thotë Gjergji, ajo e dëshmonte goxha herë, kur thoshte se “më shumë marr nga të varfrit se sa jap”.
Ipeshkvi i Kosovës tha po ashtu se shenjtëresha e vetme por edhe e parë shqiptare, kishte vetëm një kërkesë tërë jetën e saj: lutjen për njerëzit në nevojë.
Derisa nga kjo meshë, ai bëri thirrje për lutje për të gjithë njerëzit në nevojë në botë.
Shtatë vite më parë, në vitin 2016, Papa Françesku e shpalli Nënë Terezën, Shën Tereza.
https://www.youtube.com/watch?v=og3JWfMXsek
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.