Lajmet e fundit

Ndeshja mes Manchester United dhe Liverpool që u zhvillua në “Old Trafford” përfundoi me rezultat të barabartë 2-2.
Ishin “Të Kuqtë” që kaluan në epërsi të parët me Luis Diaz që shënoi për 1-0, shkruan klankosova.tv
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë kishte më shumë spektakël dhe më shumë gola.
Në minutën e 50-të, Bruno Fernandez shënoi në portën e The Reds, me portierin që kishte lëshuar vendin e tij.
Për të përmbysur shifrat u përkujdes Kobbie Mainoo, i cili shënoi me një super goditje, pas asistimit të Aaron Ëan-Bissakas).
Derisa, Mohamed Salah realizoi në minutën e 84-të për 2-2.
Kështu, Liverpool renditet në vendin e dytë me 71 pikë. Manchester United renditet në vendin e gjashtë me 49 pikë.