Sipas televizionit britanik BBC, misteret e zhdukjes së avioneve dhe anijeve në Trekëndëshin e Bermudeve morrën fund.
Prandaj zhdukja e dy avionëve transporti ushtarak anglez dhe dy anijeve në vitet 1940- 1941,sipas BBC, tashmë nuk ka asnjë pikë misteri, përcjellë Klan Kosova.
Kështu pasi kishte udhëtuar për një kohë të gjatë në ujërat e Oqeanit Atlantik, anija e zhdukur pa lënë gjurmë në 1940 duke u fundosur pasi ishte bërë pre e një stuhije ku sipasojë ishte detyruar të përdorë maksimumin e marinarëve për të zbarkuar në breg.
Kurse për anijen e vitit 1941 përgjegjësi kryesor ishte një defekt teknik, ku në bord të anijes shpërthyen flakët në sektorin e djegies së karburantit ku edhe solli fundosjen e menjëhershme të saj shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Ndërsa problem me karburantin kishte pasur edhe një avion ushtarak britanik Avro Tudor IV, i cili u zhduk gjithashtu në 1948, në Trekëndëshin e Bermudeve, pasi kishte përfunduar sasia e tij.
Kështu duke qenë se avioni kishte udhëtuar gjatë rrugë në një lartësi nën 2.000 m, forca e gravitetit që i duhej të mposhtëte avioni ishte më e lartë se ajo në fluturime mbi 8.000m, ku kjo solli edhe djegie më të shpejtë të karburantit të avionit i cili u rrëzua më pas në ujë.
Shpjegimi në BBC, jep më shumë fakte të arsyetuara për të gjithë kureshtarët në lidhje me zhdukjen e disa anijeve dhe avioneve në Trekëndëshin e Bermudëve, përcjellë Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.