Lajmet e fundit

Ferizaj e Malisheva i kanë ndarë pikët në ndeshjen dramatike që u zhvillua këtë të enjte.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, ndërsa në pjesën e dytë, vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë qysh nga minuta e 61-të ku u përjashtua Sadriu.
Malisheva arriti që të shënonte në minutën e 91-të të shtesës, por vendasit nuk u dorëzuan deri në fund.
Ishte Veliu ai që në minutën e 98-të të takimit shkaktoi penallti, ku me një goditje të fuqishme, Kurtaj nga pika e bardhë i barazoi shifrat në 1-1.
Me këtë barazim, Malisheva gjendet në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe Ballkani që është në vendin e parë, kurse Ferizaj është në vendin e 7-të me 14 pikë.