Lajmet e fundit

Ka përfunduar derbi i çmendur i Skocisë në mes të Rangers dhe Celtic me rezultatin e barabartë 3-3.
Maeda kaloi në sekondat e parë mysafirët në epërsi, e cila u shtua nga O'Riley në minutën e 34.
Vendasit barazuan shifrat falë golave të Tavernier dhe Sima në 2-2.
Celtic ktheu epërsinë në minutën e 88-të, por në minutat shtesë Rangers i shpëtuan humbjes nga realizimi i Matondos.
Celtic vazhdon të jetë lider në tabelë me 75 pikë, por që ka një ndeshje më shumë se Rangers që është në vendin e dytë me 74 pikë.