Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen aktualisht për 1/16-ën e finales së Champions League.
Bayerni ka kaluar në epërsi krejt në fund të pjesës së parë ndaj Celticut, ku në minutën e 45-të ishte Olise ai që ia dha avantazhin bavarezëve.
Ndërsa, befasia po ndodhë në Holandë, ku Feyenoordi po e mposht Milanin me rezultat minimal prej 1-0.
Kuqezinjtë nuk arritën që ta barazonin rezultatin e arritur nga Feyenoordi që në minutën e 3-të të ndeshjes, ku shënoi Paixao, njofton Klankosova.tv.
Kurse, pa gola ka përfunduar pjesa e parë në mes Monacos dhe Benficës.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.