Lajmet e fundit

Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.
Derbi në mes Ballkanit dhe Dritës në pjesën e parë është mbyllur pa gola, njofton Klankosova.tv.
Njëjtë janë mbyllur edhe dy takimet e tjera në mes Gjilanit e Feronikelit dhe Lirisë e Dukagjinit.
Në ndeshjen në mes Gjilanit e Feronikelit, në pjesën e parë u shënuan dy gola, ku të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Jaroviqit në minutën e tretë.
Ndërsa, Feronikeli e barazoi rezultatin në minutën e 36-të të takimit me Racakun.