A të ka ndodhur ndonjëherë që ta shtosh (add) dikënd padashje në një rrjet social?
Kështu i ndodhi Patsy Sutton Neeley, që padashje shtypi “add” në një profil të një njeriu të panjohur, dhe më pas u martua me të, transmeton Klan Kosova.
Neely, nga Mississippi, ishte turpëruar kur aksidentalisht në Facebook, kishte shtuar John Alton Neely nga Gjeorgjia si mik.
Ajo kishte menduar që ishte ky personi që kishte në klasë shumë vite më parë.
Por, John Neely, ishte krejtësisht një person tjetër, por me emër të njëjtë sikurse shoku i saj i klasës.
Ata filluan që të flasin me njëri – tjetrin, dhe përfunduan të martuar.
“Ne vazhduam të flasim çdo ditë e më shumë”.
“Nipi im më thoshte që ta ftoja në një takim pasi që e kishtë vënë re se ne vazhdimisht flisnim”.
“Tani, unë dhe John jemi shumë të lumtur dhe jetojmë së bashku me 12 qenë”.
“Ai është gjithçka që unë kam dëshiruar dhe krejt kjo falë një gabimi në Facebook”, është shorehur Patsy.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.