Përdoruesit e Snapchat-it kanë mbetur të shtangur pasi roboti i tyre i bisedës me AI, postoi një imazh në ‘story-n’ e tij.
Para postimit të befasishëm, përdoruesit as nuk e kuptonin se chatbot-i, i quajtur “My AI”, mund të postonte përmbajtjen e tij në historinë e tij.
Fotografia tregonte dy ngjyra të ndërlidhura, të cilat disa përdorues i interpretuan si një fotografi të një muri dhe një tavani duke shkaktuar shqetësime se roboti po bënte fotot e veta me kamerat e përdoruesve pa lejen e tyre.
Postimi u fshi shpejt dhe AI doli jashtë linje për një kohë të shkurtër. Kur u kthye në internet, përdoruesit ishin në gjendje ta pyesnin se çfarë kishte ndodhur. AI u përgjigj se postimi ishte “një shaka” dhe kërkoi falje nëse “kishte shkaktuar ndonjë shqetësim”.
Snapchat-i e pranoi këtë çështje, duke thënë se AI përjetoi një “problem të përkohshëm” që tani është zgjidhur.
Në fillim të këtij viti, kompania e mediave sociale prezantoi My AI si “një chatbot eksperimental, miqësor” i krijuar për të qenë një “ndihmës personal” për përdoruesit e Snapchat-it.

●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.