WhatsApp ka shtuar “kodet sekrete” për bisedat, duke i lejuar ato të kyçen dhe të fshihen.
Funksioni synon t'i lejojë njerëzit të kenë një bisedë që nuk do të jetë as e dukshme brenda listës së bisedave.
Në vend të kësaj, ato mund të gjenden vetëm duke shtypur atë kod në shiritin e kërkimit në krye të aplikacionit.
Funksioni synohet si "një shtresë tjetër e privatësisë për mbrojtjen e bisedave tuaja më të ndjeshme". Është ndërtuar për njerëzit që mund të kenë nevojë të mbajnë plotësisht të fshehura bisedat e rëndësishme, madje edhe nga njerëzit që kanë akses në telefonin e tyre – si p.sh. njerëzit në marrëdhënie abuzive, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
WhatsApp e përshkroi këtë veçori si një mënyrë për të mbrojtur bisedat dhe "i bën ato më të vështira për t'u gjetur nëse dikush ka akses në telefonin tuaj ose nëse ndani një telefon me dikë tjetër".
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.