Një çift i ri kanë të vetëvriten në oborrin e monumenti të dashurisë, në Taj Mahal në Indi.
Policia ka thënë se të rinjtë – një hindu dhe në mysliman, kishin vendosur t’i jepnin fund jetës pasi që familja e tyre nuk po i lejonte të martoheshin për shkak të përkatësisë fetare.
Ata janë gjetur të përgjakur, por se tani janë në gjendje stabile shëndetësore.
“Vaja i ka prerë arteriet e gjakut, e po ashtu edhe djali”, ka thënë policia, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Gazeta The Times of India, e kanë cituar djalin i cili ka thënë se ata të dy ishin përpjekur që t’i bindnin prindërit e tyre që ata të ndryshonin mendje dhe ti lejonin të martohen, por që barrierat e religjionit vazhdonin të qëndronin stoike.
“Ne kemi provuar ta vrasim veten për shkak se e kemi parë këtë si të vetmen mënyrë për të qenë bashkë”, ka thënë ai.
Monumenti Taj Mahal ishte ndërtuar nga perandori Mughal Shah Jahan si shenjë dashurie për gruan e tij Mumtaz Mahal në shekullin e 17.
Ky vend është pika më e frekuentuar nga turistët në Indi.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.