Lajmet e fundit

Nuk pati çfarë t’i bëjë kalit, e i mëshoi samarit.
Kjo shprehje unike shqiptare mund t’i shkojë shumë përshtati një reagimi që bëri mbrëmë trajneri i Manchester Cityt, pas barazimit 3 me 3 me Feynoordit, në kuadër të Ligës së Kampionëve, ndeshje kjo që ekipi anglez i sheikëve arabë ishte duke e fituar 3 me 0.
Pep Guardiola e dëmtoi veten në hundë, dhe në një konferencë shtypi pas lojës, e pranoi një gjë të tillë.
“Dësha ta lëndoj veten me thonj, kështu”, tha ai, duke treguar se si e bëri një gjë të tillë, transmeton Klankosova.tv.
Pep u pyet për këtë incident bizar nga një gazetar, pasi ky dhe kolegët e tij e panë atë me hundë të grithur.
Ekipi i tij ishte duke fituar 3 me 0 deri në minutën 75, por holandezët shënuan tre herë më pastaj, për të barazuar deri në fund të ndeshjes.
City është duke kaluar nëpër një periudhë të keqe, pasi ka humbur pesë lojë radhazi, para remit me Feyenord, të mërkurën mbrëma, si vendës.