Lajmet e fundit

Tamara Samsonova, nga St Peterburg, të martën është arrestuar.
Pensionerja nga Rusia, është duke u hetuar për 13 vrasje për këto 20 vitet e fundit, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se të gjithë viktimave të saj ajo u ka prerë kokën ose u’a ka dëmtuar trupat tërësisht.
Dyshimet e para filluan, pasi që u gjet trupi i një 79 vjeçare, trupi i të cilës besohet se është copëtuar dhe më pas është hedhur në pellg.
E përditshmja ruse, Fotanka ru, të enjtën e kaluar ka publikuar një foto të një gruaje ku shihet duke e bartur trupin e gruas në një qese plastike.
Pas arrestimit të Samsonova, gazeta raporton se policia gjeti prova të krimit në banesën e saj si dhe një ditar të saj, ku tregonte për krimet e fundit.
Fontanka, gjithashtu raporton se ajo është duke u hetuar edhe për 13 vrasje të tjera.
Zëdhënësit e policisë gjithashtu kanë treguar, se ajo është e dyshuar edhe për vrasjen e qiramarrësit të saj, i cili kishte marrë me qera një dhomë në aparatamentin e saj në vitin 2003.
Por ajo se çfarë është më e trishtë, është se ajo dyshohet të e ketë vrarë edhe burrin e saj në vitin 2005, trupi i të cilit nuk u gjet kurrë.