Një pensioner që jeton në një ishull të Skocisë të Britanisë së Madhe, po i ndihmon ekonomisë së vendit të tij të vogël, duke i mbajtur 10-të puna njëherësh.
Billy Muir i cili është 67 vjeçar, punon si zjarrfikës, në farin e ishullit, bari, biznesmen dhe kontroller i trafikut ajror, në mesin e roleve të tjera që i ka në ishullin Nrth Ronaldsay.
Pavarësisht stërngarkesës me punë në një ishull që ka vetëm 50 banorë, ai thotë se ende është shumë i ri që të pensionohet dhe insiston se nuk është aq i zënë sa do të duhej të ishte.
Muir është shpërblyer nga qeveria për multi-dimensioalitetin e tij.
Ai po ashtu është i përfshirë në industrinë e turizmit, duke bërë rezervime për marrjen me qira të kasolleve dhe duke punuar si taksist për vizitorët e ishullit, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.