Lajmet e fundit

Tre pengje të vrarë aksidentalisht nga trupat izraelite po qëndronin në një ndërtesë në të cilën ishin varur pankarta që shkruanin: "Ndihmë, tre pengje" në hebraisht dhe "SOS", tha një zëdhënës i IDF-së.
Admirali i forcave izraelite, Daniel Hagari tha se ndërtesa ndodhej 200 metra larg vendit ku u qëlluan pengjet, raporton SkyNews, transmeton Klankosova.tv.
Mesazhet dukej se ishin shkruar duke përdorur ushqim të mbetur, tha Hagari.
"Ende nuk e dimë se sa kohë kanë qenë në ndërtesë. Po kontrollojmë një strukturë tjetër që mund të kenë qëndruar gjithashtu. Ne vazhdojmë të hetojmë këtë ngjarje", tha ai.