29.06.2015 · përditësuar para 4029 dite1 min lexim
Në Britani të Madhe në Crown Point, gjendet skulptura muzikore ‘’The Singing Ringing Tree’’ apo (Pema që këndon dhe kumbon).
Kjo pemë skulpturë është ndërtuar nga gypat e zbrazët me gjatësi të ndryshme të vendosur në pozita të ndryshme për t’i drejtuar nga era.
Kur era kalon nëpërmjet këtyre tubave – ajo krijon tinguj nga më të ndryshëm, që asnjëherë nuk janë të njëjtë – sepse i gjithë muzikaliteti varet nga shpejtësia dhe kahu i erës.
Disa tinguj që prodhon kjo skulpturë mund t’i dëgjoni në videomaterialin në vijim, përcjellë Klan Kosova.