Ajo mund të jetë thjesht një pelë, por edhe ajo ka preferencat e saj.
Pela që quhet, Actinpieces, dëshiron që të kalërohet vetëm nga gratë dhe nuk pranon asnjë burrë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
“Asaj nuk i pëlqejnë burrat. Unë asnjëherë nuk kam pasur një kali si kjo”, është shprehur pronarja e saj, Pamela Sly.
Actinpieces, ekskluzivisht kalërohet nga Gina Andrews ose edhe nga motra e saj, Bridget. Kur vëllai i saj, 18 vjeçari Jack dëshiron të kalëroj me të, kalërimi nuk përfundon si është më së mirë.
“Kur ai është mbi të ajo tenton që ta kafshojë. Është pak qesharake, pasi të njëjtën gjë nuk e bënë kur kalëroj unë me të. Asaj i pëlqejnë vetëm gratë”, ka thënë Sly.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.