E pabesueshme por e vërtetë, një pedofil i dënuar pas lirimit nga burgu po udhëheq një organizatë që ndihmon fëmijët e abuzuar.
Ai vuajti një dënim prej 10 vjetësh burg për pedofili, raporton Dvenik.hr, transmeton Klan Kosova.
Avokati i Popullit në Kroaci thotë se i ka paralajmëruar organet kompetente për këtë problem të bezdisshëm, por këta të fundit nuk e dëgjuan.
Pedofili i dënuar është bashkëthemelues i organizatës që merret me mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual.
Ai tregon se për të kaluarën e tij të gjithë janë të vetëdijshëm.
"Unë jam president i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, unë kam qenë 10 vjet në burg, unë u dënova për shpërdorim të dy vajzave të reja," thotë ai.
Njëra është një vajzë e vogël për të cilën gjykata ka konstatuar se ai e ka shfrytëzuar seksualisht, ndersa me tjetrën ka pasur marrëdhënie seksuale.
Ai ka një vit që është jashtë grilave.
Kur e pyetën se si tani i mbron të drejtat e fëmijëve kur ishe në burg për shkak të abuzimit e tyre , ai u’a ktheu "Ku është problemi?".
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.