Astronauti Tim Peake ka treguar se udhëtimi i jetës së tij në hapësirë do të zgjatet për disa javë ekstra.
Britaniku kishte udhëtuar për në hapësirë së bashku me dyshen tjetër, amerikanin Tim Kopra dhe rusin Yuri Malenchenko.
Këta priteshin që të ktheheshin në Tokë me pesë qershor, por që data e kthimit të tyre do të jetë 18 qershori, pra për afro dy javë më shumë se që ishte paraparë.
“Secila ditë që kalohet në hapësirë është privilegj i madh, aty ka shumë punë që duhet të bëhet për stacionin”, ka thënë Peake, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.