Lajmet e fundit

Trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, ka thënë që klubi i tij ende nuk është gati për të sfiduar për titull.
Italiani po shkëlqen me të Kaltrit të cilët zënë vendin e dytë në Premier Ligë, me vetëm dy pikë më pak se Liverpooli.
“Nuk është puna se sa ndeshje i fitojmë…por që duhet të jemi realistë. Ka gjëra në të cilat duhet të punojmë më mirë”, ka thënë Maresca për BBC-në.
“Prandaj kam thënë që për mua nuk jemi gati për të sfiduar për titull”.