Të njohur me nofkën “The BLT” – Baloo arusha e zezë amerikane, luani Leo dhe tigri i Bengalit Khan, kanë 15 vjet që jetojnë bashkë në një strehë kafshës.
Që të tre ishin gjetur kur ishin vetëm disa muajsh nga policia gjatë një bastisjeje në Atlanta të Gjeorgjisë në vitin 2001.
Kur ishin gjetur nga policia, ata ishin me nënpeshë dhe të keq-ushqyer, dhe po jetonin në disa kafaze në bodrumin e shtëpisë që u bastis për drogë.
Që nga atëherë, ata kanë jetuar bashkë në një strehë kafshësh, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Mbikëqyrësit e strehës, kanë thënë se ata hanë, flenë dhe luajnë bashkë dhe po ashtu, e përkëdhelin njëri tjetrin.
“Muajt e parë të jetës së tyre ishin aq të tmerrshëm dhe kjo gjë i ka lidhur me njëri tjetrin. Ata janë të pandashëm, pavarësisht dallimeve të mëdha që kanë”.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.